Burri që kaloi 22 vjet në burg për vrasjen e gruas, arrestohet në ditën e parë të lirimit

Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Romës në Itali në ditën e parë të lirisë pas 22 viteve në burg!

Ai kaloi 22 vite pas hekurave pasi kishte vrarë gruan, ndërsa mediat italiane kanë raportuar se ai është vënë sërish në pranga nga karabinierët pasi akuzohet se ka përndjekur në ditën e parë të lirisë një 20-vjeçare, e cila ishte e dashura e një tjetër të burgosuri.

“Ai është tërhequr nga një impuls kriminal i papërmbajtshëm që e riktheu atë në burg vetëm pak orë pasi kishte rifituar lirinë pas 22-vjetësh. Ai u dënua për vrasjen e gruas në vitin 2002”, thuhet në motivacionin e arrestimit.

Sipas mediave italiane, 52-vjeçari e kishte parë 20-vjeçaren për herë të parë rastësisht në burg teksa ajo kishte shkuar për të takuar të dashurin e saj, shkruan Albinfo.ch.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Nxënësi në Rahovec rrah brutalisht shoqen e klasës, pamje të rënda