Nisin aksidentet nga bora, tre të lënduar nga përplasja – Policia po merret me rastin

Një aksident trafiku rrugor ka ndodhur mëngjesin e së shtunës pranë liqenit të Badovcit, në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Policia e Kosovës konfirmoi për Sinjalin se në këtë aksident trafiku u përfshinë dy automjete.

Si pasojë e kësaj, tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Më poshtë mund t’i shihni disa pamje nga vendi i ngjarjes ku edhe ndodhi aksidenti.

Lexo edhe:  “O shofer, jepi gaz, herë përpara herë përmas”, ish deputetja e VV-së ironizon me vendimin e Kurtit për lejimin e mallrave serbe në Kosovë