Burri nga Lipjani e rrah gruan e bën për spital, arrestohet nga policia!

Një person është arrestuar dje në Lipjan. I njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervisimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 07.10.2022, 02:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Aksion i madh i Policisë në Prishtinë, arrestohen disa persona