Vrasja e të riut në Gjakovë, sherri nisi pas debatit për politikë

Një rasti i rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, ku një 18-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga mjete të forta dhe të mprehta.

 

Gjithçka nisi nga një fjalosje mes viktimës dhe një komshiu të tij, për shkak të bindjeve të ndryshme partiake.

“Siç na ka thënë babai i viktimës, 18-vjeçari kishte votuar një parti tjetër, ndërsa komshiu i tij një parti tjetër”, raporton Klan Kosova.

Rasti tragjik u konfirmua edhe nga Policia, ku u bë e ditur se edhe tre persona pësuan lëndime, duke përfshirë të dyshuarin.

I njëjti, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  Drenicasit në këmbë për Faton Hajrizin, mbushin Skenderajn me posterë