Një kombi me targa serbe dhe një e-mail – Haradinaj paralajmëron edhe një video për riparimin e vagonëve në Serbi

Zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një e-mail që, sipas tij, lidhet me komentet publike të punëtorit të Trainkos, Asdren Ademi, për riparimin e disa trenave në Serbi.

Në e-mail, kryeshefi ekzekutiv i Trainkos, Agron Statovci, i shkruan një zyrtari tjetër të kompanisë lidhur me deklaratat e bëra publikisht nga Ademi.

Haradinaj ka pretenduar se ekzistojnë disa dëshmi që vërtetojnë se trenat janë dërguar për riparim në Serbi, ndërsa ka akuzuar kryeshefin e Trainkos se fillimisht e ka mohuar një gjë të tillë.

“Ka shumë dëshmi që vërtetojnë prezencën e serbëve nga Serbia, në emër të ekspertizës, në Kosovë (Trainkos). Kryeshefi e mohonte, sepse nuk besonte se do t’i dilnin faktet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka publikuar edhe fotografinë e e-mailit dhe i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të reagojë për këtë çështje.

“Shihni foton dhe emailin! Fol, Kryeministër! Çka është kjo? Pas pak edhe video”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Plaçkitet “Petroll Company” në Mitrovicë