Ky është personi që u gjet i vdekur sot në mes të rrugës në veturën e tij

Sot u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se viktima është Dyldyl Thaçi, 68 vjeçar.

Sipas informacioneve të para, akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën i moshuari.

Vdekjen e 67-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale e ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

Ndërkohë kanë intervenuar edhe njësitet policore që kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa trupi i pajetë shumë shpejt pritet të tërhiqet për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet.

Lexo edhe:  41-vjeçarja kosovare u gjet e vdekur në Zvicër, arrestohet burri i saj, dyshohet për vrasje