Aksident i rëndë në Vushtrri: Vetura godet babain, nënën dhe vajzën e vogël, dërgohen në Emergjencë

Para pak çasteve ka ndodhur një aksident i rëndë në Vushtrri.

Një veturë ka goditur tre persona të cilët janë dërguar menjëherë në Emergjencë, raporton 02 Press.

Mësohet se vetura ka goditur babain, nënën dhe vajzën e vogël.

“Në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar. Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

02 Press do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.

 

Lexo edhe:  Çitaku publikon fotografinë kur ish-kryeministri Thaçi kishte marrë vendim që librat për nxënësit të jepeshin falas