SKANDAL: Deputetët e VV-së u takuan nëpër kafiteri me kandidatët për anëtar të bordit në RTK

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me procesin e emërimit të anëtarëve të bordit në RTK dhe KPM.

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka treguar se deputetët e VV-së janë takuar nëpër kafiteri me kandidatët për anëtarë të bordit në RTK.

“Karakteristikat janë tipike kur një parti në pushtet synon të kap një insttiucion të pavarur. Niveli i kualitetit të kandidatëve është shumë i ulët, është shumë vështirë me gjet profesioistë, dhe kjo ka ndodhur pasi profesionistët nuk i besojnë VV-së që do të zhvillojë proces fer, transparent dhe sipas meritokracisë. Mbrëmë në orët e vona kandidatët janë ftuar për të ardhur sot në intervistë. Ta ftosh një person që do të shërbejë në RTK rreth orës 22 të natës, me u paraqit në mëngjes në intervistë, është tallje me procese demokratike. Një kandidat favorizohet sepe publikisht dihet që është pro-vv, dhe një tjetër përjashtohet sepse dihet që anon nga opozita. Disa prej deputetëve të VV-së janë takuar në kafiteri me kandidatët për anëtarë bordi të RTK-së. Një person që bëhet anëtar bordi nuk mjafton të jetë i pavarur, ai duhet të duket i pavarur, dhe takimet me deputetë, tregojnë për pazare që janë bërë. Shqyrtimi i dosjeve është bërë sa për sy e faqe. Janë bërë të gjitha përpjekjet që të kap tërësisht, siç e ka kapur RTK-në, që kur t’i shohim lajmet sa e mrekullueshme është qeveria, sa i mrekullueshëm është Kurti, dhe çdo gjë që bën opozita ose mediat e tjera janë në lidhje me Serbinë”, tha ajo.

 

Lexo edhe:  Arrestohet shtetasi serb, tentoi të korruptonte zyrtarin policor