158 të helmuar në Malishevë, flet drejtori i Shëndetësisë

Është rritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontroll dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente, bën të ditur Komuna e Malishevës.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontroll të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore.

Komuna thotë se do të dalë vazhdimisht me përditësime të reja, varësisht nga situata.

Lexo edhe:  Aksident te Rruga B, njëra prej veturave me targa të huaja