Mësohet mosha dhe inicialet e personit që u plagos sonte në Prishtinë

B.A 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri  rreth orës 21:00 në një lokal në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar  për teve1.info zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ndërsa nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

“Sot rreth orës 21:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:  Santiana me deklaratë të fortë për Albyn: Nuk je shembull për femrën shqiptare