Burri 53 vjeçar sulmon seksualisht një 13 vjeçare, nëna e saj e njofton policinë

Një ngjarje e trishtë dyshohet se ka ndodhur dje në Han të Elezit, ku një nënë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi pretendon se vajza e saj 13-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një person të moshës 53-vjeçare, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht vajzën e mitur.

Rastin për Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, 53-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Aksident trafiku: Tre të lënduar dërgohen në spitalin e Mitrovicës