Ky është 21 vjeçari që goditi me makinë aksidentalisht djalin e axhës 5 vjeçar

Dje Mitrovicën e tronditi lajmi për vdekjen e një fëmije 5 vjeçar në rrugën “Shaban Polluzha” në lagjen Iliridë (ish-Tavnik).

5 vjeçari ishte duke shetitur me bicikletë u shkel aksidentalisht nga djali i axhës së tij.

ART
Pas aksidentit, u raportua se djali i axhës që po voziste veturën dyshohet se pësoi traumë, me ç’rast u bart për në Emergjencë, në Spitalin e Mitrovicës.

“Mitropol” nga burime të afërta me familjen mëson se fëmiu që humbi jetën ishte E.V, vetëm 5 vjeçar. Veç tij, siç mëson portali, familja 6 anëtarëshe kanë edhe tre djem tjerë.

E.V siç bëjnë të ditur familjarët për “Mitropol” ishte i biri i B.V, me profesion elektricist.

Shoferi që po voziste veturën dhe e goditi aksidentalisht 5 vjeçarin është D.V, 21 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë, ku i dyshuari derisa po dilte me veturë nga dyert e oborrit e goditi pesëvjeçarin i cili s’ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve.

Aktualisht trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Mitropol/

Lexo edhe:  “Djali yt po ma nguc gruan, që tri herë kam dashtë me vra”/ 41-vjeçari kërcënon një burrë