Vdes një i moshuar në Durrës, po lahej në det

Një 79 vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në det në Durrës.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak kur është futur për t’u larë.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 në vendin e quajtur “Rrota Kuqe”. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Mbi 1 milionë euro para kesh në bankë, 2 banesa, 1 shtëpi, 2 parcela: Pasuria e Ramajt të VV-së që bën thirrje për bojkot të Devollit