Nxjerrja e qymyrit: KEK-ut i del punë më 37 kufoma në Sibovc të Obiliqit

Në fshatin Sibovc në komunën e Obiliqit tash e sa kohë pronat janë shndërruar në interes nacional. Banorët e atyshëm tash e sa kohë përballen me probleme të shumta, si pasojë e shpronësimeve, për shkak se ndodhen afër mihjeve të KEK-ut. Se së fundmi probleme u kanë dal edhe për çështjen e varrezave.

Ani pse në lagjen “Mexhuani”, banorët shpeshherë kanë thënë se kanë nevojë për shtim të hapësirave të banimit, por se një gjë e tillë u është pamundësohet, tash atyre do t’u prekën edhe varrezat.

Korporata Energjetike ka hapur një tender në vlerë prej 63 mijë euro për dislokimin e 37 kufomave. Kjo për shkak se po pengohet plani tyre për mihjen e thëngjillit.

“Zhvarrosja, transporti, arkivoli, vorrosja, vendosja e gurëve me mbishkrime”. Kështu quhet tenderi i KEK-ut i cili kishte dështuar në një iniciativë.

Pasi të zgjedhjet një kompani që do të bëjë dislokimin e varrezave, e gjithë puna duhet të mbarojë brenda 40 ditëve.

Ani pse procedimi i kërkesës së prokurimit është bërë me procedurë të përshpejtuar, sot KEK-u ka korrigjuar dosjen e tenderit, ngase ka bërë disa gabime, kur ka vendosur disa kritere për thirrjen e ofertuesve.

Sipas ligjeve të sigurisë së KPM për distancat e sigurisë ndaj objekteve dhe monumenteve KEK-ut i ndalohet të zhvillojmë aktivitet në distancë jo më pak se 100m prej varrezave.

Varrezat kanë paraqitur pengesë në avancimin e minierës në realizimin e projekteve mujore-vjetore, projekti kryesor xehetar Sibovci J-P si dhe fushës Mihja e Re e hartuar nga Mibrag.

Varrezat gjenden në zonën e 129Ha-it procesi i shpronësimit-zhvarrosjes është dashur të bëhet shumë kohë më parë.

Cka duhet të bëjë kompania fituese

Hapja e varrit ekzistues, rreth 35 sosh,

Lexo edhe:  “Kam me ardhë më t’mbytë”, Burri që punon jashtë vendit telefonon dhe kërcënon gruan e tij në Prishtinë

Zhvarrimi i kufomës,

Mbledhja e mbetjeve mortore (eshtrave) futja e tyre në qese special për mbetje mortore,

Dezinfektimi i tyre dhe vendit,

Arkivol prej druri, dhe dërrasa varri,

Transporti i Arkivolit me mbetje mortore te vendi i varrimit,

Hapja e varrit dhe varrimi i mbetjeve mortore (eshtrave)

Transporti i kufomës brenda zonës prej 30 Km,

Piramida me të dhënat e të vdekurit,

Ndërtimi i kornizes së varrit dhe mbeshtjellja me granit apo mermer,

Pllaka përkujtimore 60 me 40 me të dhënat e kufomës