LVV nuk e mbështet sërish Trustin

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrimin për mos mbështetjen e Projektligjit për tërheqjen e parave nga Trusti.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LVV-së, Armend Muja, është deklaruar në emër të grupit parlamentar dhe ka bërë thirrje që deputetët e mos ta miratojnë këtë projektligj.

“Ky propozim është i dizajnuar në atë mënyrë që t’i mundësojë shtresës së lartë, dhe shtresës së mesme të lartë disa shpenzime shtesë”.

“Ky propozim nuk e lufton inflacionin, përkundrazi këto shtresa rrezikojnë të ia bartin inflacionin në import shtresës së varfër. Kjo e rëndon gjendjen e familjeve të varfra”,ka thënë Muja.

Lexo edhe:  U lirua pasi rrahu të moshuarën, infermierja Aurona Pelaj e "blindon" shtëpinë - dritare e dyer të mbyllura