Policia gjen shufër metalike dhe thikë në çantën e një personi në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka gjetur shufër metalike dhe një thikë në çantën e një personi, mashkull kosovar.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Njësia policore gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike dhe një mjet të mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Lexo edhe:  Në zonën 40 voziti 122 km/h, policia e gjobit me 400 euro dhe ia merr lejën për 9 muaj