“Bes Kallaku është kapur duke u puthur me një vajzë tjetër”

Ndarja e çiftit të showbizit shqiptar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj tashmë është në qendër të vëmendjes.

Ende nuk dihet arsyeja që fshihet për ndarjen e tyre, por së fundmi një tjetër lajm po qarkullon në rrjet.

Gazetari Angjeli Dikolli i ftuar në “Pasditja ime” ka bërë një deklaratë të fortë.

“Paparacët e kanë kapur pikërisht Besin në kontakt me një vajzë tjetër në një nga diskotekat ku ai ka performuar dhe duket se Besi dhe kjo vajza kanë pasur kogja kontakt të afërt fizik me njëri tjetrin, janë parë duke u përqafuar deri sa mund të themi gati duke u puthur” deklaroi gazetari.

Një deklaratë ndryshe kjo e gazetarit nga ajo e cila u përfol në rrjet, ku u tha se Xhensila ishte ajo e cila ka tradhtuar Besin.

Lexo edhe:  “Kujdes çka fol, s’je drejtor këtu”, tensione në shtëpi ndërmjet Metit – Blerandos