Lirohet pas intervistimit personi që e goditi me veturë bashkëshortin e Shkurte Fejzës

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Prizren, ku për pasojë një veturë ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali. Siç mësohet, viktima është Hajrush Behluli, burri i këngëtares Shkurte Fejza, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se deri te aksidenti kishte ardhur teksa këmbësori ishte duke kaluar rrugën, për t’u goditur më pas nga automjeti.

Behluli aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërkohë që gjendja e tij raportohet se është stabile.

Tutje është bërë e ditur se Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe me urdhër të Prokurorit rasti është proceduar me procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë afër Babushit, kalimtarët nxjerrin të lënduarit e ngujuar në veturën e rrokullisur