A po bënë Osman Azemi tifo për Xhulin, e jo për Vedatin?

Komediani i njohur kosovar, Osman Azemi duket të ketë një të preferuar nga pesë finalistët e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Por, konkurrenti në fjalë duket të mos jetë ish kolegu i ngushtë i tij, aktori Vedat Bajrami, me të cilin për vite me radhë na argëtuan me grupin humoristik “Stupcat”.

Kjo pasi që në një postim të fundit të Osmanit, ai ka publikuar një imazh me mbishkrim “Me Gjylën”, e që është nofka e konkurrentes finaliste të BBVK-së, Juliana Nurës apo Xhulit.

Gjithsesi, Osmani se ka theksuar se për çfarë e ka fjalën, pasi që ai është pjesë e serisë “Akshami me Gjylën”, veç se koha e publikimit të kësaj fotoje, lë shumë për të dëshiruar.

Lexo edhe:  Gresa Hoti: “Jam përla me Ronaldon, më ka ngucë”