Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Nuk është kjo Kosova për të cilën ai ka luftuar

Search for:
Kosovë
Shqipëri/Rajon
Botë

Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Nuk është kjo Kosova për të cilën ai ka luftuar
23:49 – Sot

Shpërndaje në

Shukrije Ramadani, gruaja e ish-komandantit, Agim Ramadani, ka thënë se nuk është kjo Kosova për të cilën Agim Ramadani ka luftuar.

“Fatkeqësisht ende jo. Unë shumë shpresoj që gjeneratat e reja vërtet do ta përjetojnë një Kosovë për të cilën ëndërruam. Por, ëndërrat shpesh s’mund të bëhen realitet, por liria ka ardhur falë gjakut të familjes Jashari, falë gjakut të mijëra Agimëve, të cilët dhanë më të çmuarën e tyre”, ka thënë ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ajo ka thënë se ish-komandanti Agim Ramadani ishte njeri që e donte jetën më së shumti në botë, “nuk ka qenë vetëm Agim im, por kanë qenë mijëra Agim”.

ARTROFLEX
Dhimbja e kyçeve kaloi krejtesisht në 14 ditë! Mjekët e fshehin

MËSO MË SHUMË
“Nëse sot shkel mbi gjakun e tyre edhe harrojmë idealin e tyre, ne kemi harruar ku kemi qenë, ku jemi dhe ku do të shkojmë”, ka thënë tutje ajo, derisa u pyet se nëse po e harrojmë atë, ajo u përgjigj “fatkeqësisht, po”.

“Fatkeqësisht po, atë ditë kur i kam parë në Parlament duke grushtuar njëri-tjetrin, shpirti më ka dhimtë e më ka ardhur të bërtas në kup të qiellit”, ka shtuar tutje ajo.

Lexo edhe:  Mërgimtari i ri shqiptar e goditi me 14 predha mafiozin “Benzema” në Irak, ja se si u kap nga policia