Shpërthim në Mitrovicë të Veriut, dëmtohen dy vetura

Të hënën pak para mesnatës ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani tha se ajo që dihet deri më tani është se dy vetura janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit.

Lexo edhe:  Pas 20 vitesh martesë, burri në Prishtinë e akuzon gruan për tradhti, ajo e denoncon në Polici për dhunë sistematike