Bahrije Gërxhaliu: Vajza bërtiste oj mamë babin e kanë vra, djalin e shpëtova për një fije të flokut, policisë i dhashë letra në vend të markave për t`ma kthyer vajzën 2 vjeçe

Bahrije Gërxhaliu, që në masakrën e 2 majit humbi burrin dhe kunatin e saj ka rrëfyer për “Expose”, edhe tmerrin në momentin që policia dhe ushtria serbe i kishin vrarë burrin, raporton Gazeta Blic.

Ajo thotë se policia serbe i kishte marrë nga prehri edhe vajzën dy vjeçe dhe për t`ia kthye atë ishte detyruar që në vend të parave që po ua kërkonte, njëri nga policët i maskuar dhe me dorëza, kishte bërë një letër duq në vend që të dukeshin si marka – pra, dhe polici serb pa i kontrolluar fare i kishte futur në xhep e ku më pas i kishte kthyer vajzën e saj të vogël.

Moment tmerri e quan edhe pamjen kur një polic tjetër serb me thikë kishte filluar ta shqyente llastikun në rimorkio ku gjendeshin Bahrjija dhe fëmijët e saj, e ku për një fije floku kishte arritur ta shpëtonte djalin 11 vjeç nga thika e policit serb.“Ra terri, filluan krismat, u shike se po digjej fshati, kolona u ndal nuk ecte, se e ndaluan postblloku poshtë i serbëve që ishte te Rashicët, popullata nuk guxonte të lëvizte, ata filluan të gjuanin me kallash, minahedhëse, mbrapa u digjte fshati, u ndihshin krismat, terr nuk shishe asgjë…”, Bahrija rrëfen tmerrin e 2 majit të vitit 1999.

Ajo e kujton me pikë e me presje se çfarë kishte ndodhur atë të ditë.

“Unë isha në rimorkio me pesë fëmijët, shoku ishte vozitës dhe e kishim vjehrrën. Kuanti ishte me veturë me katër fëmijët dhe shoqen, ai ishe pas nesh, u ndalëm këtu për një kilometër më poshtë. Arritën policia e rregullt e serbëve ata…, po them për te ne, tash çka ka ndodh përpara ose mbrapa unë nuk e di. Por te ne … në atë moment pos e shtrëngoheshim trupin dhe prisnim kur po të merr krisma, se qaq shkonte flakë dhe krisma, edhe ushtria çka kenë në kerre i qiten përpara kolonën dhe ne mbetën nëpër traktorë… Edhe erdh burri te traktori dhe tha a po rrinë fëmija, ra terri fëmija veç nisen me fjet, më të madhin e kam pas 11 vjeç, me të voglin 2 vjet e 6 muaj edhe i bëra be në Zot, për rize të Zotit mere djalin dhe largohu nga këtu, tha e ty ku… Thash mua lemë qetu dhe djalin nuk e mori dhe unë me mendimin që ai u largua, ndërkohë u ndihshin britma, klithma, vaji i fëmijëve edhe erdh pjesa e dytë e policisë me uniforma me një ngjyrë teget kanë qenë të veshur, me maska, me dorëza, po ndoshta nga frika dhe tmerri, saqë kur mu kanë afruar te rimorkio tmerr ka qenë. Gjuhen e kam ditë kapak. Edhe më ka thënë serbisht çka po bënë këtu dhe më ka qëlluar këtu në fyt me kondak automati, mu dok që krejt më qkeu, fëmijën e kisha 2 vjet e gjysmë në prehër dhe më ka kap për krahu me më zbrit poshtë dhe me dorën tjetër jam mbajt në rimorkio dhe më ngrehi pak edhe më la… Dhe ma qiti një dritë, i pa fëmijët, i thash s`kam asgjë veç fëmijët i kam dhe ma ka marrë vajzën fjetur prej prehrit dhe nuk ka zbrit. Çfarë dhimbje ka një nënë kur fëmijën ta merr dikush dhe s`mundesh me dal, jo që jam frikësuar se më vrasin se një shpirt kam me jap si tash si atëherë, por jam tutë prej do tjera rrethanave se ata kanë qenë në gjendje gjithçka me bë…”, tregon ngjarjen e tmerrshme.
Ajo tregon se si pastaj fëmija nisen të qajnë se që e morën çiken. Pastaj, unë ju thash të qetësohen.“Vajza e madhe ka qenë 9 vjet, Vjollca oj mam babin e kanë vra, i thash jo se babi ka ecë , më tha oj mamë babin e kanë vra se po thërret… Vajza ishte në fillim të rimorkios e ne më këndej … por policët i kisha mbi kokë më kanë qitë një dritë, ma kanë shikuar djalin dhe vajzat dhe aty ku e kam pas djalin ka dal tjetri(polici) dhe ata i kishin xhipat më drita dhe kur e kam parë tehun e thikës se i kishim do far ceradat të mbyllura, e kam ndier thikën dukë bërë vërr vërr vërr e kam parë tehun e thikës mbi kryt të djalit dhe s`di as vet qysh Zoti ma ka dhënë, e kam kap djalin me krejt fuqinë e kam shtirë në prehër vajzën e ndihsha këndej ka qanë… mamë mamë …. I thoshte poilici çuti edhe ajo oj mamë qajke s`kishe tjetër rrugë dalje edhe ata kërkonin veç para dhe në krejt luftën krejt mu kanë dhimbtë, por më së shumti fëmija …. Edhe do flet të librave që u mundofshim më i mësua e mi ia hup pak atë ndjenjën që mos me pas gjithë atë frikë te lufta… edhe atë flet të librit e bëjë palë palë edhe ia dha, ja kam dhënë për pare, për pare i ka marrë edhe atëherë ka thirr Zoran tha ktheja çikën dhe ma ka pru, ma ka gjuajtur, tash qajti cika dhe fëmije te tjerë, ata u larguan atëherë pe ndij shokun (burrin) duke thirr, kam zbrit poshtë nga rimorkio… tash një djalë erdh aty te rimorkio si sot më kujtohet, nuk e di kush ka qenë por vetëm ka pas një jakne të bardhë dhe u mundua të fshihet mes traktorëve dhe prej së larti veç kur i ka ra dhe e kanë vrarë .. te rimorkio jem, nuk di ai djalë kah ka qenë…. dhe zbres te bashkëshorti po thirr .. thash Imer a të kanë rreth, ai më tha jo s`më kanë rreth, vetëm më kanë plagosur dhe veç nëse donë me ta bo hallall në të dy dynjatë, se nuk të kam pasur vetëm grua po edhe jaran, tha vetëm edhe njëherë t`i takojë fëmijët .. tentova me marrë, se nuk ka qenë i gjatë më trup por i shëndoshë edhe aq kishte pas gjakderdhje të madhe, nuk mundesha me que e ka pas një jaknke të lëkurës veshur, e mora ia hoqa për ta lehtësuar… e pash një njeri, nuk e njihja kush është, afrona e luti a ka mundësi me më ndihmu se e kanë lënduar, ai kishe qenë kushëri i burrit, por nuk e dija më tha oj Bahrije aq shumë më kanë rreh, sa nuk jam në gjendje të lëvizi, ma kanë vra vëllain, djalin e vëllait, mua më kanë bërë llom.. e kam lutur Zotin të më dërgoi forcë e fuqi edhe e kam ndreq Imerin e kam afruar te rimorkio dhe e kam afruar të fëmijët dhe nëna e tij, gjallë ka qenë deri në atë moment, bashkëshorti ka rrënuar 2 orë e gjysmë i plaguar, kur e kam shti në rimorkio, thash tia lidh plagën sepse kishte gjakderdhje të mëdha, më tha oj grua mos u mundu se e ka shkruar zoti nasip me shkue për këtë tokë e për këtë vend .. I ka ledhatuar fëmijët dhe i ka kapur djalit dorën, duke i thënë ah bab veç një të ka baba, e baba shkon e shumë gajlet po t`i lë, tha veç e di në dorë të kujt po jini dhe nuk po mërzitna, nënës iu drejtua, nënës së vet për djalin e saj, amanet tha po ja lë Skënderit .. na se dinim çka ka ndodh me Skënderin, tha amanet po ja lë gruan dhe fëmijët me i këqyr edhe për rize të Zotit mos qitni pikë lot, i mos qitni kush për mua ….”, rrëfen kjo e mbijetuar e masakrës.

Lexo edhe:  Getinjo publikon një fotografi me Vivienin pas lajmeve për ribashkimin e tyre