Arrestohet një person i dyshuar për hedhjen e koktej molotovit në shtëpinë e ndërtuar nga Qeveria në veri
Në orët e para të mëngjesit një shtëpi e rindërtuar nga Qeveria e Kosovës është përfshirë nga zjarri pasi persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një koktej molotovi në drejtim të shtëpisë ku është dëmtuar dera dhe xhamat e shtëpisë
Por, tashmë Tëvë1 mëson se lidhur me ngjarjen Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet për hedhjen e koktej molotovit në shtëpinë e ndërtuar nga Qeveria në veri.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani konfirmoi për Tëvë1 se janë duke e intervistuar një person për hedhjen e koktej molotovit.
Ndërkohë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se do të bëhet sanimi i dëmeve ndërsa ka kërkuar që kryerësit të dalin para drejtësisë. E nga policia e Kosovës thanë se rasti po cilësohet nxitje e urrejtjes, zjarrvënie e qëllimshme