Dy persona sulmojnë me thikë sigurimin e bankës në Istog, ishte në vend të punës

Një incident në vendin e punës është regjistruar paraditën e djeshme në Istog.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një punëtor i sigurimit të një banke në Istog është sulmuar me thikë nga dy persona.

Sulmi ka qenë i ndërlidhur me një konflikt të mëhershëm mes dy grupeve.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar në vendin e tij të punës. Nuk raportohet për lëndime. Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Metri katror i banesave në Prishtinë, deri në 2 mijë euro