Aksidentohet një furgon afër parkut të qytetit në Vushtrri

Një furgon është aksidentuar para pak çastesh, afër Parkut të Qytetit në Vushtrri, më saktësisht në rrugën “Fatime Hetemi”.

Nga pamjet e aksidentit, shihet se furgoni është rrotulluar, shkruan Jepi zë.

Akoma nuk është raportuar nëse ka të lënduar dhe nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /Jepi zë

Lexo edhe:  Po kërkohej prej 11 vitesh, vetëdorëzohet i dyshuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist