Grabitje e armatosur në një pompë në Vushtrri, hajnat e maskuar kapin qindra euro

Në orët e para të ditës së sotme, ku në një pompë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, dy persona të armatosur dyshohet se kanë kryer grabitje.

Raportohet se të dyshuarit kanë arritur që të marrin rreth 500 euro nga pazari ditor, nën kërcënimin e thikës.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar punëtori i kompanisë, i cili ka deklaruar se dy të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar me shpejtësi për në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje ’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Përleshja që përfundoi me shkrepje të armës – ky është i plagosuri, zbulohet edhe identiteti i të dyshuarit