Aksidentohet një furgon afër parkut të qytetit në Vushtrri

Një furgon është aksidentuar para pak çastesh, afër Parkut të Qytetit në Vushtrri, më saktësisht në rrugën “Fatime Hetemi”.

Nga pamjet e aksidentit, shihet se furgoni është rrotulluar, shkruan Jepi zë.

Akoma nuk është raportuar nëse ka të lënduar dhe nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /Jepi zë

Lexo edhe:   I dyshuari për dhunimin e të miturës në Prizren ndalohet për 48 orë – viktima ishte raportuar si e zhdukur