E mori veturën me qira në aeroport, por nuk e ktheu më

Një person është ankuar në polici se dy të dyshuar ia kanë marrë veturën me qira në Aeroportin “Adem Jashari”, por nuk ia kanë kthyer sipas afatit të paraparë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe njësia e auto-krimeve.

Kohët e fundit janë raportuar mjaft raste që janë keqpërdorur veturat me qira.

Madje, ka pasur të arrestuar për shitje të veturave që ishin marrë me qira.

Lexo edhe:  Foshnja lind në rrënojat e tërmetit në Siri, nëna vdes pasi e solli në jetë