Përplasen dy vetura në Mitrovicë (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qendër të Mitrovicës.

Nga fotografitë e dërguara nga një lexues në “Jepi zë” shihet se ka dëme materiale ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur afër vendkalimit tek semaforat, në afërsi të ish-hotel Adriatikut.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Lexo edhe:  Mot i vranët dhe me shi, vende-vende priten vetëtima dhe bubullima