Aksident trafiku në Shipol: Njëri vozitës pa patentë shofer ndërsa tjetri pa regjistrim

Para disa çastesh ka ndodhur një aksident trafiku tek udhëkryqi i Shipolit, më saktësisht tek varrezat e qytetit të Mitrovicës.

Në këtë aksident trafiku kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat pësuan dëmtime të rënda, shkruan Jepi zë.

Burime të “Jepi zë” kanë treguar se të dyja automjetet nuk kishin qenë në rregull, ndërsa shkaktari i aksidentit do të sqarohet pas ekspertizës së policisë.

Këto burime i kanë thënë “Jepi zë”, se njëri automjet ka qenë i pa regjistruar, ndërsa shoferi i automjetit tjetër pa patentë shofer.

Polcia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes ndërsa dy persona janë shoqëruar në stacionin e Policisë, fatmirësisht të lënduar nuk ka pasur./Jepi zë

Lexo edhe:  Një burrë ngacmohet seksualisht nga një burrë tjetër në Obiliq