Ky është punonjësi i pastrimit që nuk heç plisin nga koka edhe gjatë orarit të punës

 

Plisi në traditën shqiptare është kulturë dhe përfaqësim i identitetit kombëtar.

Punonjësi i pastrimit në Prishtinë, e vendos plisin gjithmonë, pasi që kjo e përfaqëson atë si shqiptar.

Gjatë rrëfimit të tij, ai tregon se sa ka punuar në ish-Jugosllavi, nuk ka pasur të drejtë ta vendosë plisin, pasi që ishte kundër rregullave dhe Kosova asokohe nuk ishte shtet, dhe të drejtat e shqiptarëve ishin gjithmonë të shkelura.

Pas luftës, ai tregon se e vendos plisin çdo ditë, ku tregoi se ka edhe dy të tjerë për raste të ndryshme.

Lexo edhe:  Ndodh edhe kjo: Gjakovari i shkon disa herë te lokali një gruaje dhe e kërcënon, thotë se i përngjan dikujt që s’i pëlqen