Vëllai 15-vjeçar që u plagos dje bart kufomën e motrës së tij që u vra në Ferizaj

Ka filluar ceremonia e varrimit e 21 vjeçares që u vra dje nga ish-bashkëshorti brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, raporton Sinjali.

Në ceremoninë e varrimit janë parë një numër i madh njerëzish.

Aty pa dyshim është edhe vëllai 15-vjeçar, i cili përfundoi i plagosur dje nga incidenti në Qendrën për Punë Sociale.

Me dorën e plagosur lidhur, ai me familjarë të tjerë u panë duke bartur tashmë të ndjerën për në banesën e fundit.

Lexo edhe:  Nxënësit e shkollës “Eqrem Çabej” shesin ëmbëlsira të gatuara nga vetë ata, paratë e mbledhura i dhurojnë për bamirësi