Ky është hajni i arrestuar që vodhi para në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren

Një fenomen mjaft shqetësues që po shkakton ankth e pasiguri për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, banesa, institucione e madje duke shkuar kryesit e kësaj vepre edhe deri te vjedhja në objekte fetare, raporton Gazeta Sinjali.

Një rasti tillë ka ndodhë më parë edhe në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.

Gazeta Sinjali mëson se personi që e ka thyer dhe vjedhur xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren është: Altin Kastrati.

Ai dushohet se brenda objektit fetar ka marrë para dhe një telefon. I njëjti për këtë vepër penale është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

Kastarti njihet nga autoritetet e sigurisë edhe për shumë vjedhje të tjera.

Lexo edhe:  Abdixhiku: 50 mijë të rinj largohen në vit nga Kosova