Shkreton deputeti i VV-së: Mediat në Kosovë paguhen nga Soros, Rusia e Serbia

Një postim skandaloz e ka bërë deputeti pak i njohur i VV-së, Besim Muzaqi, i cili vjen si reaksion i publikimit të përgjimeve të djeshme ku në qendër është shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimzoa Kusari, e cila thuhet të ketë komunikuar disa herë me kriminelin e veriut, Milan Radojçiq.
Në një postim në Facebook, Muzaqi ka thënë se mediat në Kosovë “energjinë” e marrin nga Fondet Soros dhe Fondet e Rusisë dhe Serbisë.

Shikoni postimin e Muzaqit:

CIKLI I KREBSIT dhe KREBSI (përkthe nga gjermanishtja: KANCERI) PREJ CIKLIT TË MEDIAVE TË SHITURA!

Po paraqes një analogji në mes një procesi biokimik që ndodhë në qeliza të gjalla përmes të cilës seri reaksionesh sigurohet energjia për mbijetesën e organizmave. Ky proces quhet Cikli i Krebsit.

Analogjia me ciklin e ndërveprimeve të disa mediave të cilat “energjinë” e marrin nga burime si Fondet Soros dhe Fonde të Rusisë e Serbisë, e riqarkullojnë dhe e bashkojnë me fonde të bizneseve të tyre të dyshimta për të përfituar më shumë kapital të cilin e shfrytëzojnë për më shumë goditje (qepime) Qeverisë së Republikës dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Mbijetesa nga CIKLI I KREBSIT siguron jetë për organizmin kurse mbijetesa e “Krebsit të ciklit..” rrezikon shtetin tonë, andaj duhet ta demaskojmë!.

Lexo edhe:  Pasi u liruan 3 infermieret, reagon ashpër vajza e të moshuarës që u rrah