Aksident i rëndë: Vetura godet fëmijën 13-vjeçar në Lipjan

Nuk janë të rralla rastet kur shoferët godasin këmbësorët, si pasojë e mosrepsektimit të rregullave në komunikacion.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan, ku një veturë ka përplasur një fëmijë, i cili për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Burimet e Sinjalit nga QKUK-ja kanë bërë me dije se fëmija që u godit është i moshës 13-vjeçare dhe është dërguar në këtë qendër për shkak të gjendjes serioze.

Teksa shoferi i dyshuar, i cili është një 22-vjeçar është shoqëruar në stacion policor, ku fillimisht është intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Kosovë ka pasur dhjetëra aksidente trafiku, ku një ndër ta ishte me fatalitet, ndërkaq mbi 20 me të lënduar.

Lexo edhe:  Policia në Drenas kërkon ndihmën tuaj për t'i gjetur këta dy persona