Lajmi trishtë: Ndahet nga jeta i riu nga Gjilani Arban Bislimi

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjaret e tij.

I ndjeri Arban Bislimi, sa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, ishte goditur nga një veturë afër fshatit Miresh.

Për dy ditë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ku ishte duke u trajtur në QKUK në Prishtinë, por që nuk arriti ti bëjë ballë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra që janë shkaktuar nga aksidenti.

Arbani ka qenë njëri nga peshkatarët më të sukseshem në Kosovë, duke marr vendin e parë në disa gara vendore dhe ndërkombëtare.

Ngushëllime familjes, shoqërise dhe gjithë farefisit!

Lexo edhe:  Vetura të shkatërruara, nuk dihet për gjendjen e të përfshirëve në aksidentin e rëndë