Shpërthim i fuqishëm në qendër të Stambollit, 11 të lënduar

Mediat turke kanë raportuar të dielën se ka ndodhur një shpërthim në rrugën popullore të këmbësorëve “Istiklal” të Stambollit, ku janë plagosur 11 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, zjarrfikësit dhe policia, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma.

Përdoruesit e mediave sociale kanë deklaruar se dyqanet dhe rruga janë mbyllur, shkruan Associated Press

Lexo edhe:  Nga rrahja eskaloi në vrasje: Të dyshuarit babë e bir në pranga, ditë tragjike për familjen Zani