Ngriten temperaturat: Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot na pret mot stabil, me diell dhe mjaft i nxehtë. Do të ketë erëra të lehta deri mesatare drejtimesh të ndryshme. Temperaturat shënojnë rritje dhe ato maksimale parashihet të luhaten nga 30° deri në 34°C.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Erërat do të jenë të lehta deri mesatare drejtimesh të ndryshme. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme.

Nga e mërkura na pret mot i nxehtë dhe me diell. Do të fillojnë të fryjnë erëra të ngrohta nga jugperëndimi. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme.

Të premten pasdite vonë mund të kemi një ulje të lehtë të temperaturave, ndërsa vala e fuqishme e nxehtësisë tropikale vazhdon./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Arrestohen tre persona në Deçan, u rrahën për një varr