Shifra rekorde: 167 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta, po pritet deri në dy muaj për t’i marrë

E për të marr një dokument të tillë, ata duhet të presin deri në dy muaj.

Nga MPB-ja nuk kanë treguar nëse fluksi është arsye për vonesa të tilla, por kanë treguar se aplikimet për tu pajisur me pasaportë kosovare janë shtatëfishuar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Radha në Qendrën e regjistrimit civil në Prishtinë, për të aplikuar për dokumente është e gjatë, e pritjet janë tërë ditore aty.

Por, përveç pritjes për të kryer aplikimin, qytetarëve të Kosovës u duhet pastaj të presin deri në dy muaj që të pajisen me pasaportë.

Kjo sipas qytetarëve po u shkakton probleme, në planifikimin e udhëtimeve të tyre.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në magjistralen e Mitrovicës, dyshohet për të lënduar – 4 vetura të Policisë në vendngjarje