E çoi në livadhin ku po ruante delet, ky është 18-vjeçari që tentoi ta dhunojë të miturin në Istog

Sot u raportua për një rast të një tentim dhunimi në Istog, ku viktimë është një fëmijë i moshës 11-vjeçare. 18-vjeçari që dyshohet se tentoi ta dhunojë seksualisht të miturin, tashmë ka përfunduar në ndalim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i arrestuari është Albion Halilaj.

Halilaj dyshohet që pasditen e së hënës, e kishte marrë të miturin nga shtëpia e tij për të shkuar në livadhet ku po i ruante delet. Atje djali i vogël ishte përballur me tmerrin, pasi 18-vjeçari i kishte kërkuar atij që të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë.

Me të marrë informatën, njësitë policore janë vënë menjëherë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar i cili u shoqërua në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim i mbetur në tentativë’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Zbulohet kush është i dyshuari që vodhi 500 euro në një xhami në Suharekë, ndalohet për 48 orë