“Pse po i rrotullon sytë bre kur**, gruaja denoncon burrin për keqtrajtim fizik, Prokurori e liron

Dhjetëra raste të dhunës në familje raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, ku viktima janë kryesisht gratë që pësojnë nga bashkëshortët e familjarët e tjerë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 41-vjeçare, e cila e ka denoncuar në Polici bashkëshortin esaj 52-vjeçar, për dhunën që ka ushtruar ndaj saj, duke e keqtrajtuar fizikisht.

Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari B.SH., e ka rrahur atë derisa ishin në veturën e tyre. Për motive ende të panjohura, ai po dyshohet se e ka sulmuar viktimën deri kur kanë arritur në shtëpi, duke i thënë se “Pse po i rrotullon sytë bre kurv*”, thonë burime te Sinjalit.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë dhe si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore, teksa gruaja është dërguar te familja e saj.

I dyshuari është intervistuar në stacion policor në lidhje me veprën për të cilën dyshohet dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Rastet e tilla kur burrat e dyshuar për dhunë ndaj vajzave dhe grave nuk janë të rralla, çka shpesh nga ngritur debat në opinion se organet e rendit nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë dukuri shqetësuese.

Lexo edhe:  Çfarë janë dronët “Bayraktar TB2”, të cilët Kosova i bleu nga Turqia