Një i mitur raportohet i zhdukur në Vushtrri

Një person ka raportuar në Polici zhdukjen e djalit të tij të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 prill në rrugën “Faik Konica”, në Vushtrri, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Rr. Faik Konica, Vushtrri / 12.04.2024 – 10:00.  Ankuesi kosovar me  13.04.2024 ka raportuar se, djali i tij-i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke  hetuar rastin.

Lexo edhe:  Shtëpi pa pullaze e vetura të dëmtuara – Krocia goditet nga një stuhi e fuqishme