Çmimi i peletit në Kosovë shkon nga 179 në 400 euro për ton

Çmimi i peletit për një ton, nga 179 euro sa ishte në vitin 2021, ka shkuar në 400 euro këtë vit.

Në lidhje me këtë rritje çmimesh, ka reaguar Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, në profilin e tij në Facebook.

Lutfiu ka pyetur nëse ka kush merret me prodhuesit apo ata që importojnë këtë material për ngrohje.

“Dallimet në çmime: Korrik 2021, një ton pelet 179 euro

Korrik 2022, një ton pelet 400 euro!

A ka kush merret me prodhuesit dhe importuesit e peletit?”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Molliqaj: Edhe burrat janë të shtypur, pritet prej tyre me pru pare në shtëpi