Aksident i rëndë te Ura e Moglices në Gjakovë, raportohet për të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme te Ura e Moglices në Gjakovë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamjet nga aksidenti. Sipas të njëjtëve, njëra veturë është kapluar nga flakët dhe ka persona të lënduar.

Lexo edhe:  Serbia e quan “ferr” reciprocitetin e Kosovës në dokumente