Aksident i rëndë në magjistralen Zveçan-Leposaviq, humb jetën polici i Kosovës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:55 në magjistralen Zveçan- Leposaviq, ku si pësojë e aksidentit ka vdekur një polic serb i Kosovës.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe vetura në të cilën ishte polici i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor për rajonin e Mitrovicës së Veriut.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, polici me veture civile i cili ishte jashtë detyrës zyrtare ka pësuar një aksident të rëndë ku është përplasur me një kamion, dhe si pësojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë”, ka thënë Hoti.

Veriu.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe:  Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e këtij personi