E kërcënoi 13-vjeçaren se do ia shpërndajë fotot intime, bie në pranga një person në Prishtinë

Në Prishtinë, një vajzë e mitur ka kërkuar ndihmën e Policisë pas kërcënimeve me të cilat është përballur.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 13-vjeçarja ka deklaruar se një person me të cilin ka pasur kontakt përmes rrjetit social Snapchat, i ka kërkuar që të dalin bashkë, në të kundërtën do t’ia dërgojë fotografitë e saj intime nënës së të miturës.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 18-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

Lexo edhe:  Riaktualizohet çështja e Trustit – paralajmërohet protestë