Pensionohet mësuesja Bukurie Fana pas 42 viteve kontribut në arsim

Mësuesja Bukurie Fana, një emër i njohur dhe i respektuar në komunitetin arsimor të fshatit Nekoc, u pensionua sot pas 42 viteve shërbimi të palodhur në shkollën “Bajram Curri”.

Gjatë karrierës së saj të gjatë dhe të frytshme, mësuesja Fana ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e shumë brezave të nxënësve.

Bukurie Fana filloi punën e saj si mësuese qysh heret në kohen e masave të dhunshme, ajo ka qenë një burim i pashtershëm i dijes dhe përkushtimit. Nxënësit dhe kolegët e saj e kujtojnë atë për devotshmërinë, metodologjinë e saj të veçantë dhe përkushtimin e saj për të nxitur dashurinë për librin dhe mësimin tek fëmijët.

Gjatë ceremonisë së pensionimit, drejtori i shkollës, shprehu mirënjohjen dhe respektin e thellë për mësuesen Fana, duke theksuar se ajo ka lënë një trashëgimi të pasur në arsimimin e shumë gjeneratave. “Mësuesja Bukurie Fana ka qenë një shtyllë e fuqishme e arsimit në shkollën tonë. Përkushtimi dhe dashuria e saj për mësimdhënien kanë bërë një ndryshim të madh në jetën e shumë nxënësve,” tha ai.

Nxënësit e saj, disa prej të cilëve tani janë prindër dhe profesionistë të suksesshëm, shprehën gjithashtu falënderimet e tyre. “Mësuesja Fana ishte jo vetëm një mësuese, por edhe një mentore dhe mikeshë për të gjithë ne,” tha një ish-nxënës i saj.

Mësuesja Fana do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin e saj të palodhur dhe për ndikimin pozitiv që ka pasur në edukimin dhe jetën e shumë brezave në fshatin Nekoc. Pensionimi i saj shënon fundin e një epoke të ndritur për shkollën “Bajram Curri”, por ndikimi i saj do të ndihet për shumë vite që do të vijnë.

Në emër të gjithë komunitetit arsimor dhe të fshatit Nekoc në veqanti, i urojmë mësueses Bukurie Fana një pension të lumtur dhe të merituar.

Lexo edhe:  Ishte duke punuar në arë, vdes në vend 16 vjeçari në Junik