Rifat Jashari bashkë me Shabanin e ri tek bunkeri i Adem Jasharit, i mbuluar me kulm për tu ruajtur

Bunkeri i komandatit të UÇK-së, Adem Jashari, që gjendet në kodër, përball shtëpive në Prekaz është mbuluar me një kulm.

Ky vend për kohë të gjatë ka qenë vendstrehim i ish komandantit legjendar Adem Jashari, shkruan Jepi zë

Ky bunker ishte vizituar nga kryefamiljari Rifat Jashari, dhe Shaban Jashari i ri, kur ishte mbuluar nga një kulm për tu ruajtur.

Sikur shtëpitë edhe ky bunker kishte filluar të dëmtohej shumë, por fatmirësisht është mbuluar nga kulmi i metalit që të ruhet për të ardhmen si dëshmi e veprimtarisë së komandatit legjendar Adem Jashari./ Jepi zë

Lexo edhe:  Dyshohet se organizonte bixhoz të paligjshëm, bie në prangat e Policisë 36-vjeçari në Podujevë