Mësuesi i dënuar për vrasjen e babait të nxënëses së tij përfshihet në një rrahje në Burgun e Dubravës

Dy muaj pasi u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vjet burgim, mësuesi i akuzuar për vrasjen në Pejë, Xhevdet Januzaj është përfshirë në një përleshje në Burgun e Dubravës, ku po vuan dënimin, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Hakmarrja e paskrupullt e shtyri drejt vrasjes së babait të ish-nxënëses së tij, Gëzim Kastrati, në shkurt të vitit 2022, të cilin e privoi nga jeta duke e qëlluar me 13 plumba.

Dënimin me burgim, Januzaj po e vuan në Burgun e Dubravës, ku gjatë ditës se djeshme, dyshohet se është përfshirë në një rrahje bashkë me një të burgosur tjetër.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari që është përfshirë në përleshje me Januzajn, është i burgosuri tjetër, Valon Gashi.

Sipas informacioneve të para, palët kishin pasur mosmarrëveshje mes vete dhe më pas gjithçka dyshohet të ketë eskaluar në sulm dhe si pasojë Gashi ka marrë lëndime trupore, ç’rast i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.

Posa Policia është njoftuar për incidentin nga zyrtarët e burgut, njësitet poliore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Dy palët janë intervistuar lidhur me rastin dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar të iniciohet hetimi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

Lexo edhe:  Gruaja në Prishtinë në hall me bashkëshortin, kërkon ndihmën e Policisë për shkak të dhunës sistematike