Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 28.06.2023-10:00 rreth në Fushë Kosovë, derisa i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së shtune, raporton Zeri.info.

“Më 01.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  “Gol - gol”: Deputeti i Kuvendit luan bastore gjatë seancës - i fut 3+